Të Hënën do të ndiqni në, Shtëpia Ime, Fati Im/Zejnepi largon Barëshin nga vetja

Zejnepi nuk e merr dot veten, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me sjellen dhe pasivitetin që tregon. Ajo rri e vetme gjatë gjithë kohës, nuk duron askënd mbi kokë dhe nuk mund të dëgjojë askënd duke folur keq për Mehdiun. Teksa ndodhet e vetme në dhomë, asaj i shkojnë pranë Sakineja me Nerminën. Duke u përpjekur që t’ia ngrejnë moralin, Sakineja i kërkon të mos e lëshojë veten në atë pikë, sepse Mehdiu nuk ishte bashkëshorti por ish bashkëshorti saj dhe Zejnepit nuk i kishte ngelur më ndjenjë dashurore ndaj tij. Zejnepi ngelet gojëhapur duke dëgjuar Sakinenë, e cila vazhdon të krahasojë dhimbjet. Sipas saj, është më e tmerrshme të humbasësh fëmijën siç ajo ka humbur Remziun, por është ende më e tmerrshme të mos dish se ku është fëmija yt, nëse jeton apo jo, siç u ka ndodhur me motrën e Zejnepit, Nesrinën. Pas atyre fjalëve, Zejnepi i jep të drejtë, por u kërkon ta lënë të vetme sepse vetëm ashtu gjen paksa qetësi. Ajo del jashtë në oborr, ku pranë i shkon Emineja, e cila i kërkon të nxjerrë përjashta gjithë mërzinë që ka Eminja insìston se dhimbja duhet ndarë, ndryshe ajo nuk do e përballojë. Teksa përqafohen mes lotësh, ato të dyja i shikon Barëshi nga brenda shtëpisë së Zejnepit. Savashi e shikon që Barëshit nuk i pëlqen ajo pamje, ndaj jep komentin e tij, duke i thënë se reagimi i Zejnepit është mëse normal. Por, Barëshi do zgjedh krenarinë para ndjenjave të tij. Ai i tregon Savashit se nuk do insistojë për të qenë pranë Zejnepit, por nëse ajo do dojë, do e ketë pranë dhe në të kundërt, ai do qëndrojë larg. Pak orë më vonë, të gjithë së bashku shkojnë në shtëpinë e Xhemilesë dhe Nuhut.
Në hyrje të shtëpisë, janë vënë këpucët e Mehdiut, siç e kërkojnë zakonet e vendit. Zejnepi përkeqësohet duke i parë këpucët, nuk pranon askënd t’i flasë dhe qëndron jashtë, në oborrin e shtëpisë së të ndjerit. Barëshi e shikon sërish nga brenda shtëpisë dhe vendos t’i shkojë pranë. Ai i jep hapësirën e duhur për t’u shprehur, por Zejnepi as që e lejon ta prekë e t’i flasë, ndaj ai largohet. Në mbrëmjen e asaj dite, Emineja bëhet dëshmitare e një momenti romantik mes nënës së saj dhe Ali Rizasë, gjë për të cilën është shumë e lumtur.